Ministria e Arsimit nis procedim disiplinor ndaj 2 drejtorëve

schedule16:38 - 7 Maj, 2018

schedule 16:38 - 7 Maj, 2018

Ministria e Arsimit dhe Sportit nis procedimin disiplinor ndaj drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Lezhës dhe Drejtorit të Zyrës Arsimore të Mirditës, Bardhok Pulaj dhe Gëzim Kacorri. Shkak u bë mungesa e energjisë elektrike në shkollën Orosh të Mirditës.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Ministria e Arsimit dhe Sportit thotë se ka verifikuar situatën në terren pas denoncimit në një takim publik zhvilluar në Lezhë dhe ka konstatuar se problemi ishte i drejtë dhe mosmarrja e masave ka cënuar mbarëvajtjen e procesit mësimor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!