Klubi i Interit kërkon përforicime në repartin e mesfushës dhe objektivi i tyre kryesor është Tanguy Ndombele. Lojtari i Tottenhamit cilësohet si i duhuri për zikaltrit dhe për të arritur tek ai drejtuesit kanë menduar nëpërmjet një shkëmbimi.
Sipas raportimit të “Tuttosport”, lojtari që do të përfshihet në këtë operacion është Milan Skriniar. Qëndërmbrojtësi ka disa kohë që pret të largohet dhe një aventurë në Premier League mund ta tundojë atë.
Nëse nuk arrihet marrëveshja me klubin anglez, atëherë Conte ka dhe dy emra në listën e tij. Bëhet fjalë për Sandro Tonalin si dhe Arturo Vidalin. Gjithçka mbetet për tu parë në ditët në vijim, se kush do të jetë afrimi i parë në klubin zikaltër. /abcnews.al