Juventus harron Pogbanë, planifikon shkëmbimin me yllin e Atleticos

schedule16:20 - 26 Gusht, 2020

schedule 16:20 - 26 Gusht, 2020

iDrejtuesit e Juventusit janë futur në merkato për një mesfushor dhe në listën e dëshirave të Andrea Pirlos deri më tani janë dy emra. Objektivi i parë është Paul Pogba. Rikthimi i francezit në Torino nuk është një operacion i lehtë pasi fillimisht duhet të largohet Paulo Dybala, për të siguruar kështu paratë e mjaftueshme për kampionin e botës.

Emri i dytë në listë është mesfushori i Atletico Madrid, Thomas Partey. Sipas raportimit të “Tuttosport”, 27-vjeçari shikohet si përforcimi i duhur për mesfushën e “Zonjës së Vjetër”. Juventus po planikon një ofertë ndaj madrilenëve, ku në të do të përfshihet dhe kartoni i Federico Bernardeschit.

Ish-sulmuesi i Fiorentinës pëlqehet nga Diego Simeone dhe në takimin e fundit mes tyre ai u impresionua nga paraqitja e italianit. Kartoni i Thomas vlerësohet diku te 50 milionë euro, por me futjen e Bernardeschit në lojë kjo shifër do të ulej shumë. Mbetet për tu parë nëse dy klubet do të gjejnë gjuhën e përbashkët, ashtu siç ndodhi me Pjanic dhe Arthur Melon. /abcnews.al