Një orë e re që mund të masë nivelin e stresit është krijuar nga Fitbit. Pajisja e quajtur Sense, ka një sensor EDA dhe duke iu referuar aktivitetit elektrodermal të përdoruesit, mund të përcaktojë reagimin e trupit ndaj ankthit.
Pajisja është projektuar me një ekran me prekje OLED, ka një GPS të integruar dhe është rezistent ndaj ujit deri në 50 metra, ashtu sikurse edhe Apple Watch, shkruan abcnews.al.
Sense regjistron nivelin e temperaturës për të kuptuar se si trupi reagon në momente të caktuara, dhe çfarë e shkakton stresin. Pajisja gjithashtu nëpërmjet sensorit të temperaturës, mund të kuptojë kur përdoruesi ka ethe.
Pajisja do të jetë e disponueshme në treg duke filluar nga 25 Shtatori. Kompania synon të sfidojë Apple Watch, e cila është bërë një nga pajisjet më të mira për monitorimin e shëndetit. /abcnews.al/