Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllet Biblioteka e Durrësit, konfirmohen me Covid katër punonjës

schedule11:18 - 26 Gusht, 2020

schedule 11:18 - 26 Gusht, 2020

Koronavirusi çdo ditë vijon të infektojë punonjës të institucioneve publike që kanë kontakte të përditshme me qytetarët. Dhjetë punonjës të bibliotekës së Durrësit janë karantinuar pasi 4 kolegë të tyre janë konfirmuar me Covid-19.

Për këtë arsye ky institucion është mbyllur.

Biblioteka tashmë është kthyer në një vatër të rrezikshme të virusi, pasi çdo ditë të në ambientet e saj ka pasur frekuentim kryesisht nga të moshuar që shkojnë dhe lexojnë gazetat.

Ndaj dhe epidemiologët kanë nisur hetimin për të gjurmuar lexuesit e ditëve të fundit që kanë frekuentuar këtë bibliotekë.

Rikthehet Covid-19 edhe në drejtorinë e policisë të qarkut Elbasan.

Ditën e sotme janë konfirmuar 3 punonjës të policisë me Covid. Dy në komisariatin e Elbasanit dhe i treti është shefi i rendit të komisariatit të Librazhdit. Efektivet kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse t’u bëjnë tamponin por përgjigja ishte, nuk është radha juaj.

Që prej përhapjes se virusit në komisariatin e Elbasanit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe 8 punonjës të tjerë të cilët janë shëruar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!