Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë Librazhd ka rezultuar pozitiv për Covid-19, mëson abcnews.al
Siç raporton gazetari Aldo Kozarja, ky është rasti i parë në Komisariatin e Policisë Librazhd. Po ashtu mësohet se pas konfirmimit, shefi i Rendit është vetizoluar në banesën e tij.
Sipas raportimit ditor të bërë nga Ministria e Shëndetësisë të martën, raste aktive me Covid-19 në Elbasan janë 155. /abcnews.al/