Katër persona janë vënë në pranga në Korçë për kultivim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Njoftohet se në pranga janë vënë 22-vjeçari M.SH., 20-vjeçari E. Sh., 20-vjeçari I. Z., 20 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur 18-vjeçari D. Z., banues në Voskop.
Gjatë kontrolleve të kryera nga policia, në vendin e quajtur “Lumi i Mullirit” mbi fshatin Polenë e Vjetër, u gjetën të kultivuara fidanë kanabis, si dhe 65 copë fishekë luftarakë të cilët dyshohet se i kanë kultivuar dhe i posedonin pa leje të rinjtë.
Po ashtu, bimë të kultivuara u gjetën në banesën e 20-vjeçarit I. Z., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjatë operacionit u vu në pranga dhe 47 vjeçari O. Sh., banues në fshatin Voskop, kryeplaku i fshatit i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.
Njoftimi:
Korçë
Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Polena”.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Midis të arrestuarve edhe kryeplaku i fshatit Voskop për “Shpërdorim detyre”.
Sekuestrohen fidanë kanabisi dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Polena”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Sh., 22 vjeç; E. Sh., 20 vjeç; I. Z., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Z., 18 vjeç, banues në Voskop.
Nga tërësia e hetimeve të kryera, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në vendin e quajtur “Lumi i Mullirit” mbi fshatin Polenë e Vjetër, u gjetën të kultivuara fidanë kanabis, si dhe 65 copë fishekë luftarakë të cilët dyshohet se i kanë kultivuar dhe i posedonin pa leje shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim mes tyre.
Nga kontrollet e mëtejshme konkretisht në banesën e shtetasit I. Z., u gjetën e sekeustruan disa bimë të tjera të dyshuara kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjatë operacionit u vu në pranga dhe shtetasi O. Sh., 47 vjeç, banues në fshatin Voskop, me detyrë kryeplak i fshatit Voskop, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territor dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme. /abcnews.al/