Marcelo Troisi u largua nga Flamurtari dhe e la pankinën bosh. Në Vlorë tashmë kanë vendosur në lidhje me trajnerin që do tentojë rikthimin e kuqezinjve në Superiore.
Flamurtari ka dalë edhe me një komunikatë në rrjetet sociale. “Zyrtare ! Dritan Resuli është zyrtarisht trajner i Flamurtari F.C. Pas një periudhe prej 8 vitesh si trajner në ekipet e moshave të Flamurtarit, tashmë i besohet roli i trajnerit të parë.
Dritan Resuli ka dhënë kontributin e vet dhe si lojtar i Flamurtarit për 12 vite . Flamurtari F.C i uron suksese në detyren e trajnerit të parë”, shkruhej në njoftimin e klubit. / abcnews.al