Mërgim Vojvoda ka zbarkuar në Torino. Mbrojtësi i krahut të djathtë kërkohej edhe nga Atalanta, por “demat” ishin më konkretë dhe bënë ofertën e duhur për anësorin e Kosovës.
5.5 milionë euro për Standard Liege, që 20 për qind të kësaj shume duhet t’ia japin Mouscrone. Vojvoda është fotografuar në Torino tashmë, së bashku me menaxherin Adrian Aliaj.
#Calciomercato #Torino, ecco #Vojvoda: "Non vedo l'ora di iniziare"https://t.co/rqpWSopmyD
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 25, 2020
Më parë vlonjati ka transferuar në Serie A edhe mbrojtësin Amir Rrahmani, i cili pas një sezoni me Hellas Verona u shit te Napoli për 14 milion euro.
Vojvoda, pasi ka zbarkuar në aeroport, ka thënë fjalët e para dhe shprehet se mezi pret ta nisë këtë sfidë të re me Torinon në Serie A. / abcnews.al