I riu me ngjyrë që u qëllua nga oficerët e policisë në Wisconsin, SHBA është paralizuar në pjesën e poshtme të trupit.
Këtë e ka konfirmuar babai i tij. Jacob Blake, 29 vjeç, u qëllua disa herë në qytetin e Kenosha të Dielën.
Kjo ngjarje ndezi dy net protesta e dhunshme në qytet.
Babai i tij tani ka thënë për një gazetë amerikane se djali i tij është i paralizuar, megjithëse mjekët nuk e dinë nëse është i përhershëm.
Jacob Blake Snr i tha Chicago Sun Times se djali i tij kishte tetë shenja plumbi në trupin e tij.
Të shtënat ndodhën tre muaj pas ngjarjes së 25 majit kur afro-amerikani George Floyd humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis-it. /abcnews.al