Qëllohet me armë zjarri ministri i Brendshëm pakistanez

schedule17:04 - 6 Maj, 2018

schedule 17:04 - 6 Maj, 2018

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal, është plagosur me armë zjarri.

Sipas mediave lokale, ai u qëllua në rajonin lindor të provincës Punjab. Ndërsa ministri i Federatës, Talal Chaudhry, thotë se Iqbal u plagos në shpatull në një miting elektoral.

Politikani është jashtë rrezikut për jetën.

“Ai po mjekohet në spitalin e Narowal. Është i ndërgjegjshëm dhe jashtë rrezikur për jetën”, ka thënë për mediat lokale djali i tij Ahmad.

Ndërkohë, autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar si dhe po hetojnë për të zbuluar arsyet se pse u sulmua ministri i Brendshëm.

Kryeministri i vendit, Shahid Khaqan Abbasi, ka dënuar ngjarjen dhe ka kërkuar hetime të menjëhershme nga policia.

Iqbal është udhëheqësi i Ligës Pakistaneze Myslimane (Nawaz). Zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen më 15 Korrik do të zgjedhin Asamblenë Kombëtare të Pakistanit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!