Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 37 të tjerë u plagosën në një shpërthim në një xhami në një provincë në Afganistan.
Disa prej të plagosurve, sipas BBC-së, janë në gjendje kritike për jetën.
Njerëzit ishin mbledhur për faljen e pasdites në xhami, që përdorej gjithashtu si një qendër për regjistrimin e votuesve.
Deri më tani, asnjë grup nuk është deklaruar përgjegjës për sulmin, por mësohet se Shteti Islamik ka bërë sulme të tilla disa kohë më parë.
Në Afganistan ka pasur disa sulme të ndryshme në qendrat që shërbejnë për regjistrimin e votuesve, në procesin që ka nisur në Prill për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në Tetor.
Më 22 Prill, një sulm kamikaz në një qendër regjistrimi në Kabul vrau të paktën 57 persona.
Përgjegjësinë për këtë sulm e mori ISIS, por edhe talebanët kanë paralajmëruar njerëzit që të mos marrin pjesë në zgjedhje, të cilat shihen si të rëndësishme për besueshmërinë e Presidentit Ashrf Ghani./abcnews.al