26-vjeçari mbytet teksa lahej në det te “Gjiri i Lalëzit”

schedule14:41 - 25 Gusht, 2020

schedule 14:41 - 25 Gusht, 2020

Një 26-vjeçar është mbytur teksa lahej në det tek Gjiri i Lalëzit. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 ndërsa ky është rasti i dytë i mbytjes në Adriatik brenda ditës.

Jetën e ka humbur 26 vjeçari Z.T., kurse grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi:

“Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.08.2020, rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, shtetasi Z.T., 26 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.”

Kujtojmë këtu se mëngjesin e së martës në Golem u mbyt një 60-vjeçare.

Lexo edhe: Mbytet në det gruaja 60-vjeçare në Golem

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës. 60-vjeçarja K.K., banonte në Elbasan dhe dyshohet të jetë mbytur ndërsa lahej në det. /abcnews.al/