Lea Michele është bërë nënë për herë të parë. Ylli i serialit të famshëm “Glee” dhe bashkëshorti i saj, Zandy Reich u bënë prindër të një djali me 20 Gusht.
Një burim tha për “People” se çifti e ka pagëzuar vogëlushin me emrin Ever Leo. “Të gjithë janë të lumtur dhe zashtëzakonisht mirënjohës. Ai ka qenë një fëmijë i urtë deri më tani.”, tha burimi për “People”.
Michele ndau lajmin se ndodhej në pritje të ëmbël në Maj, përmes një postimi në Instagram ku shkruante se ishte shumë mirënjohëse.
Michele dhe Reich janë bashkë që prej vitit 2017, ndërsa një vit më parë u raportua se dyshja ka kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni private të mbajtur në Kaliforni. /abcnews.al/