Qëndronte gjithmonë para spitalit, maçoku “punësohet” si roje sigurie

schedule11:01 - 25 Gusht, 2020

schedule 11:01 - 25 Gusht, 2020

Ky maçok i quajtur Elwood është bërë viral në rrjete sociale, pasi u “punësua” nga një spital në Australi. Prej më shumë së një viti, maçoku qëndronte para spitalit Epworth në Richmond të Australisë, dhe spitali vendosi ta “punësojë” atë për të kontrolluar hyrjen qëndrore.

Një nga punonjësit e spitalit,  Chantel Trollip thotë se maçoku afrohej pranë spitalit çdo ditë prej një viti, dhe se tashmë ai mban dhe bexhin identifikues si një “punonjës” sigurie.

Vura re bexhin në qafën e tij që në qershor. Atë ditë isha i trishtuar dhe kur pashë maçokun me bexh në qafë, mu kthye humori. Dikush i vendosi bexhin, që është identik me atë të stafit tonë.”, tha ndër të tjera Trollip. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!