Tirana është gati, Crvena Zvezda gjithashtu. “Air Albania Stadium” do të hapë dyert dhe prej orës 20:00 do të ketë betejë në fushë. Vetëm kaq, pasi stadiumi do të jetë i boshatisur. “Luftë” e vetme mund të jenë deklaratat në media, apo postimet në rrjetet sociale. Sikur e pamundur të mos luhet me inat.
Për fushën Egbo e ka barë gati skuadrën dhe nga përballja me Dinamo Tbilisi nuk do të ketë ndryshime. Lika do të mbrojë katërkëndëshin, ndërkohë që në mbrojtje nga krahët pritet të luajë sërish Toshevksi e Ismajlgeci.
Vangjeli e Najdovksi plotësojnë prapavijën, kurse diga në mesfushën ngrihet nga Batha e Çelhaka. Cobbinah, Torassa dhe Cale sot duhet edhe të mbrojnë, veçse të ndihmojnë Muçin në sulm. Karikimi për këtë ndeshje është maksimal, ndërkohë që do të ketë edhe premio të “majme” nga presidenti Halili për futbollistët dhe stafin. /abcnews.al
TIRANA (4-2-3-1): Lika – Toshevksi, Vangjeli, Najdovski, Ismajlgeci – Batha, Çelhaka – Cobbinah, Torassa, Cale – Muçi