Gazetari Ferdinand Samarxhiu në një intervistë për Abc News mbrëmjen e kësaj të hëne ka dhënë detaje në lidhje me pelegrinazhin e besimtarëve bektashinj në malin e Tomorrit.
Samarxhiu në fjalën e tij ka theksuar se dashuria për zotin dhe besimi tek ai i ka lehtësuar shpirtërisht duke bërë që të mos e ndiejnë pandeminë.
“Koherenca e pandemisë nuk i ndali pelegrinët jo vetëm shqiptarët,por të gjithë botën për ardhë dhe drejtuar malit, për të kërkuar profeci e tij. Për të marrë mirësinë dhe të jetës në këtë ma, këto profeci nuk i ndali pelegrinët në të gjithë botën, numri i pelegrinëve u rrit nga dita ditës. Ky është një pelegrinazh që ka nisur që në vitin 90’ dhe vazhdon me një vizion të madh për ta bërë në nivel ndërkombëtar.
Është tempulli i parë mbi dheun e shenjtë në botë. Në këtë pelegrinazh nuk ka gjumë, njerëzit kërcejnë dhe këndojnë, pavarësisht se këtë vit nuk e patën një mundësi të tillë pasi kryegjyshata e ndaloi për shkak të pandemisë. Më mirë se kurdoherë emocionin në malin e Tomorrin e përjeton kur e shikon nga afër një vit më parë ishin 700 mijë sivjet për shkak të pandemisë ishin 500 mijë vetë”, është shprehur ai./abcnews.al