PSG u mposht nga Bayern Munich në finalen e Champions League dhe Neymar u pa shumë i zhgënjyer pas ndeshjes. Braziliani madje shpërtheu në lot. Më pas ai ka vendosur të shkruajë disa radhë mbi ndeshjen, ndërkohë që uron bavarezët.
“Humbja është pjesë e sportit, ne provuam gjithçka dhe luftuam deri në fund. Faleminderit për përkrahjen dhe dashurinë e gjithsecilit prej jush. Urime për Bayer”, shkruan Neymar në llogarinë e tij në “Twitter”.
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) August 23, 2020
Braziliani në urimin e tij shkruan “Bayer” dhe jo “Bayern”, çka ka bërë që të reagojë Leverkusen, me një “emoji” ku shpreh habinë për urimin. Sigurisht e gjitha një shaka, që më pas ka marrë edhe reagime. /abcnews.al

