Një grua e moshuar është bërë frymëzim për mijëra persona në rrjete sociale, pasi ka arritur të humbë 25 kilogram duke u ushtruar në palestër. Joan MacDonald nga Cobourg i Kanadasë, vuante nga tensioni i lartë dhe artriti, duke patur vështirësi në të lëvizur.
Tre vite më parë, 74-vjeçarja vendosi t’i përkushtohej palestrës me shpresën se do të ndikonte në shëndetin e saj, si dhe vendosi të ndjekë një regjim të shëndetshëm ushqimor. Që prej asaj kohe, Joan arritur të humbë më shumë se 25 kilogramë, ndërsa është kthyer në një frymëzim për shumë persona, e cila ndiqet nga më shumë se 800 mijë persona në Instagram, shkruan abcnews.al.
Ajo thotë se vendosi të ndryshonte stilin e jetës së saj, edhe pasi vajza e saj Michelle, e cila punon si trajnere fitnesi në Meksikë, i kërkoi nënës së saj të kujdesej për shëndetin. “Unë thjesht doja të kisha një shëndet më të mirë, dhe të mos merrja më ilaçe. Çdo derë në të cilën kalojmë na çon në një tjetër dhe pastaj në një tjetër.”, thotë 74-vjeçarja. /abcnews.al/