TË PANDREQSHËM/ “Crvena më e madhe se krejt klubet shqiptare, mundini mashtruesit”

schedule09:58 - 24 Gusht, 2020

schedule 09:58 - 24 Gusht, 2020

Milan Zivadinovic nuk përmbahet dhe e lëshon gojën para ndeshjes së Yllit të Kuq me Tiranën. Nesër, prej orës 20:00 serbët përballen me kampionat tanë dhe ish-trajneri i tyre u bën thirrje lojtarëve serb të mos turpërohen, pasi klubi i tyre është më i madh se të gjitha klubet shqiptare. Etiketimet mashtrues dhe provokatorë nuk mund të shmangen nga Zivadinovic, i cili në këtë mënyrë e karikon edhe më shumë Tiranën për t’ia bërë jetën të vështirë Yllit të Kuq nesër.

“Kjo ndeshje në Tiranë është e vështirë psikologjikisht për lojtarët e Zvezdës. Ata duhet të japin maksimumin, sikur po luajnë në finalen e Kupës së Botës. ‘Ylli i Kuq’ është ekip shumë i madh, sa të gjitha klubet shqiptare së bashku. Kjo është arsyeja se përse nuk duhet të bëhen gabime.

Po u them lojtarëve të Zvezdës që të jenë të vetëdijshëm për stemën e shenjtë dhe fanellën që ata veshin. Ndaj Tiranës duhet të jetë aq e rëndësishme për ta, sikur të luanin kundër Real Madridit. Provokimet janë një pjesë integrale e folklorit të tyre! Ne nuk duhet të ndikohemi nga ata.

Ata luajnë në shtëpi dhe mund të ndihen më të fortë se ç’janë. Kanë qenë gjithmonë provokatorë, sepse e dinë që ne jemi të ndjeshëm ndaj kësaj. Lojtarët e Zvezdës duhet të jenë të zgjuar dhe të mos lejojnë të përsëritet diçka e ngjashme si në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, apo si ndeshja ndaj Zvicrës në Kupën e Botës.

Shqiptarët njihen si mashtrues dhe do të kërkojnë një shans tjetër. Po e përsëris, ndëshkimi më i madh për ata do të jetë t’i mundim dhe t’i eliminojmë”, përfundon Zivadinovic deklaratën e tij, dhënë për “Kurir”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!