Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kina i injekton vaksinën kandidate për Covid-19 personelit mjekësor

schedule09:29 - 24 Gusht, 2020

schedule 09:29 - 24 Gusht, 2020

Qeveria në Kina deri më tani ka qenë duke vaksinuar me një vaksinë kandidate anti-Covid “punonjësit jetësorë” në vend duke nisur nga korriku. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë.

Zheng Zhongei, kreu i Qendrës së shkencës dhe teknologjisë në Komisionin Kombëtar të Shëndetit, ka thënë për median shtetërore se qeveria ka autorizuar “përdorimin e emergjencës” së vaksinës për Sars-Cov-2 për punonjësit e shëndetësisë si dhe për ata që punojnë në kufij.

Prej shtatë ditësh, Kina nuk regjistron asnjë rast të transmetuar në shkallë vendi, dhe punonjësit e kufirit konsiderohen të jenë në një kategori të rrezikut të lartë, tha Zheng, i cili udhëheq stafin e zhvillimit të vaksinimit.

Duket se ky është konfirmimi i parë i përdorimit të vaksinave nga Kina jashtë testeve klinike.

Nuk ka ende detaje se për cilën nga vaksinat kandidate bëhet fjalë dhe sesa njerëzve u është injektuar por Zheng tha se është administruar në përputhje me ligjin, nën kompetenca që lejojnë përdorimin e kufizuar të vaksinave të paprovuara gjatë ndodhive të rënda të shëndetit publik. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!