Joshëse dhe e lagur, Grida Duma lë pas politikën: Nuk di ndryshe, noti zgjedhja ime e parë

schedule21:19 - 23 Gusht, 2020

schedule 21:19 - 23 Gusht, 2020

Grida Duma, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka lënë pas fushën e politikës, dhe në pauzë daljet e saj zyrtare, duke u përqendruar tek pushimet.

Përmes profilit të saj në Instagram, Duma ka publikuar një fotot ku shihet buzë detit, e lagur dhe mjaft joshëse.

E konsideruar si një nga femrat më të bukura të politikës shqiptare, Grida shkruan krah fotos se noti është zgjedhja e parë për të.

Ajo shihet që ka veshur kostumin e zhytjes, dhe si një njeri i rritur pranë detit, nuk ka zgjidhje tjetër.

“‘Zgjimi’ nga rutina e “përtacisë” fizike, që sjell edhe mpakje mendore, është dhuratë për veten! Deti, noti dhe zhytja janë zgjedhja ime e parë, e kjo vjen si gati refleks i njeriut që rritet me detin e nuk di dot ndryshe”, shkruan në Instagram Duma.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!