Një lajm jo i mirë për të gjithë tifozët e futbollit dhe jo vetëm. Trajneri i Bolognës, Sinisa Mihajlovic, është pozitiv me Covid-19. Është vetë klubi italian që e ka konfirmuar lajmin përmes uebit zyrtar.
“Pasi u kthye në Bolonja të premten, Sinisa Mihajlovic ka dalë pozitiv me koronavirus. Trajneri ynë nuk ka simptoma, por do të qëndrojë në izolim për dy javët e ardshme në përputhje me udhëzimet e autoriteteve.
I gjithë grupi i ekipit të të rinjve iu nënshtrua gjithashtu testeve mjekësore në ditët e shkuara dhe rezultatet ishin të gjitha negative. Lojtarët e ekipit të parë dhe stafi do të testohen nesër,” shkruhet në deklaratën e klubit të Bologna.
Club statement: https://t.co/A4XtuwmPNT#WeAreOne pic.twitter.com/c5mKdTnXx2
— Bologna FC 1909 (@BolognaFC1909en) August 23, 2020
Kujtojmë që serbi fitoi pak muaj më parë fitoi luftën me sëmundjen e leucemisë, e cila e la jashtë fushave për një kohë të gjatë. Mihajlovic qëndroi dhe për disa ditë në spital, por fatmirësisht ia doli. Tashmë ai ka një tjetër betejë përpara dhe është në grupin e personave me risk të lartë. /abcnews.al