Dikur është konsideruar si “Parisi i Karaibeve” për arkitekturën e saj të bukur, skenën e gjallë të arteve dhe jetën e natës. Madje, tashmë Havana, ka edhe kullën e saj Eiffel. Është një vepër arti katër metra e ndërtuar nga Jorge Enrique Salgado, e cila është vendosur në rrethin e Arroyo Naranjo,
52-vjeçari që mësoi përpunimin e metaleve nga babai i tij, thotë se ai kurrë nuk ka qenë në Paris, por e kishte parë Kullën Eiffel nëpër filma dhe foto. Dhe kur djali i tij i kërkoi që të bënte një antenë për të kapur sinjalin Wi-Fi të një parku pranë shtëpi, atij i lindi ideja për të sjellë këtë vepër, shkruan abcnews.al.
“Për ta bërë kullën, djali im shkarkoi modele, foto dhe detaje të tjera përmes internetit. E kuptova që kulla origjinale ishte e ndërtuar copa-copa, kështu që unë bëra të njëjtën gjë.”, tha Salgado.
Salgado tha se përdori copa prej hekuri për të ndërtuar kullën. “Ne e bazuam ndriçimin tonë saktësisht në origjinal,” tha djali i tij, Enrique Salgado, i cili e ndihmoi të ndërtonte kullën. /abcnews.al/