Italia ka regjistruar 947 raste të reja me koronavirus të premten, rritja më e madhe ditore e numrit të të infektuarve, që nga 14 maj, kur vendi ishte akoma në karantinë.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, numri total i të infektuarve në vend është 257.065.
Po ashtu, në 24 orët e fundit në vendin fqinj si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 9 persona duke bërë që bilanci total i viktimave të shkojë në 35,427.
Javën e kaluar qeveria detyroi pushuesit që ktheheshin nga Greqia, Malta, Spanja dhe Kroacia që t’i nënshtroheshin testimeve për Covid-19 ndërsa u njoftua se listës po konsiderohet t’i shtohet edhe Franca.
“Vijon të flitet për një valë të dytë të virusit, por në të vërtetë vala e parë nuk ka përfunduar ende”, tha të premten këshilltari i ministrisë së shëndetësisë Walter Ricciardi. “Ne e dinim se lehtësimi i masave do të kishte pasoja.”
Rritja e numrit të të infektuarve mesa duket është çmimi që po paguan Italia në mënyrë që të të ndihmojë rimëkëmbjen e ekonomisë e veçanërisht sektorin e turizmit. /abcnews.al/