Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Projekti “100 fushat”, Duka: Duhen 500, shqiptarët e duan futbollin! Bëjini dhe ju premtoj diçka

schedule17:58 - 21 Gusht, 2020

schedule 17:58 - 21 Gusht, 2020

FSHF i ka idetë e qartë: pa fusha futbolli në vendin tonë nuk mund të zhvillohet. Në zyrat e qeverisë së futbollit shqiptar prej kohësh është hartuar një projekt për ndërtimin e 100 fushave, në gjithë vendin. Ato do t’i jepnin frymëmarrje sportit më të bukur, por deri më tani Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk e ka në plan ta mbështesë këtë projekt.

Kostoja? Rreth 20 milion euro, ndërkohë që FSHF është gati të investojë 6 deri në 7 milion euro, kurse pjesa tjetër duhet të plotësohet nga qeveria dhe pushteti lokal. Tre vite për ta vënë në jetë projektin “100 fushat”, ndërkohë që më pas në shuam qytete fëmijët do të kishin kushte normale për të zhvilluar talentin e tyre.

Kreu i FSHF, Armand Duka, ka folu në lidhje me këtë projekt në revistën “Albania Futboll”. 100 fushat nuk mjaftojnë, por do të ishte një hap përpara dhe presidenti i federatës është i bindur se më pas kombëtarja jonë më pas do të ishte pretendent në çdo lloj gare më pas.

 

“Ia kam thënë edhe Kryeministrit Edi Rama edhe anëtarëve të tjerë të qeverisë, me një investim minimal të qeverisë, nëse na mbështet në këtë iniciativë, të ndërtojmë 100 fusha futbolli brenda 3 viteve të ardhshme në Shqipëri dhe ne do të jemi gjithmonë një vend pretendent për çdo lloj gare ndërkombëtare në futboll”, shprehet Duka fillimisht.

Më tej ai shton: “Ne shqiptarët e dashurojmë̈ futbollin. Që të kemi më shumë fëmijë, që të kemi më shumë kualitet, që të kemi më shumë masivitet, këto 100 fusha mund të jenë fillimi. Por Shqipëria ka nevojë për të paktën 500 fusha futbolli. Futbolli kërkon sakrificë dhe ne jemi njerëz të sakrificës. Kjo do të na bëjë shumë konkurrentë në tregun e futbollit ndërkombëtar”.

Duka tregohet konkret kur bëhet fjalë për mënyrën se si qeveria mund ta mbështesë FSHF-në në këtë projekt madhor: “Minimalisht qeveria të na mbështesë në këto dy drejtime: të ndërtojmë infrastrukturë për fëmijët me 100 fusha futbolli dhe e ne e kemi deklaruar se 1/3 e këtij projekti e financon FSHF-ja nëpërmjet donacioneve të FIFA-s dhe UEFA-s, 1/3 qeveria dhe 1/3 pushteti vendor si edhe gjithashtu të ndryshojë ligjin për sponsorizimet.

 

Vetëm me këto dy gjëra unë jam i sigurt dhe ju garantoj se Shqipëria në vitet e ardhshme është një vend konkurrent, jo vetëm në Europë, por edhe më gjerë, në kompeticionet ndërkombëtare”. Nga FSHF ndërkohë sqarohet më saktësisht pjesa e financimit.

“Projekti parashikon kontributin financiar sipas formulës: 34% e vlerës totale të projektit do të financohet nga Federata Shqiptare e Futbollit; 33% e vlerës totale të projektit do të financohet nga qeveria shqiptare; 33% e vlerës totale të projektit do të financohet nga subjekti aplikues.

Subjekti aplikues mund të jetë një bashki, një klub futbolli ose një investitor privat, i cili ka një truall në pronësi ose me qira për një afat jo më pak se 20 vjet. Fushat e lojës do të jenë me përmasa olimpike me bar natyral dhe do të kenë ambiente teknike, që përbëhen nga dhomat e zhveshjes, me sipërfaqe minimale 200 metra katror dhe hapësira për zyrtarët e ndeshjes. Gjithashtu, duhet të sigurohet pjesa e rrethimit dhe të ketë pajisjet e duhura për mirëmbajtjen e fushave”, shkruhet në artikullin e publikuar në revistën e FSHF-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!