“Sot, një ditë historike”, Erdogan jep lajmin që turqit e prisnin prej një shekulli

schedule15:03 - 21 Gusht, 2020

schedule 15:03 - 21 Gusht, 2020

Presidenti i Turqisë Reçep Tayyib Erdogan iu drejtua sot popullit turk duke dhënë lajmin se kanë zbuluar sasi të mëdha gazi në hapësirën detare i përket Turqisë në detin e Zi.

“Sot është një ditë historike”, tha Erdogan teksa dha lajmin se anija kërkuese “Fatih” ka gjetur një rezervë gazi prej 320 miliard metër kub në detin e Zi, shkruan abcnews.al.

Siç bën me dije “Hurriyet“, anija në fjalë kishte filluar kërkimin që më datë 20 korrik, ndërsa ka hasur në rezervën e gazit pak ditë më parë, kur edhe Erdogan njoftoi se do të jepte një lajm të madh për popullin turk duke mos dhënë detaje të tjera fillimisht.

Presidenti turk tha se sasia e gjetur e gazit është shumë e madhe dhe mund t’i shërbejë vendit për disa dekada.

Ndërkohë, në mediat opozitare turke ky lajm është komentuar si zhvillim të shërbim të fushatës në Turqi, e cila sipas tyre pritet të shkojë në zgjedhje të reja gjatë muajve në vijim.

Gjetja e rezervave të naftës ka qenë një ëndërr e hershme e turqve, ndërsa kërkimet kishin nisur që në periudhën e Perandorisë Osmane, por pa rezultat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!