Këngëtarja e famshme Taylor Swift ka dhuruar 23,000 paund për një studente në Londër që po përpiqej të mblidhte fonde për të ndjekur një kurs matematike në “Universitetin e Warwick”.
Faqja e mbledhjes së fondeve të Vitoria Mario thotë se ajo ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për katër vjet pas lëvizjes nga Portugalia. Por ajo nuk ka të drejtë për hua ose grante për mirëmbajtje.
“Unë shqetësohesha shumë për paratë, çfarë duhet të bëj dhe nëse duhet të kërkoja punë. Ajo në të vërtetë e bëri ëndrrën time të realizohej”, tha Viktoria.
Këngëtarja amerikane, shkruajti një mesazh në faqen e mbledhjes së fondeve të Vitoria duke konfirmuar dhurimin e parave.
Në atë fazë, Vitoria kishte mbledhur gati gjysmën e 40,000 £ dhe Swift shkruajti: “Vitoria, unë e pashë historinë tuaj në internet dhe jam frymëzuar kaq shumë nga përkushtimi juaj për t’i kthyer ëndrrat në realitet. Unë dua t’ju dhuroj pjesën tjetër të shumës. Paç fat në gjithçka që bën! Me dashuri, Taylor.” /abcnews.al