Vijnë Depay dhe Wijnaldum, Koeman vendos dhe për të ardhmen e Suarez

schedule11:40 - 21 Gusht, 2020

schedule 11:40 - 21 Gusht, 2020

Revolucioni te Barcelona ka nisur. Ashtu siç pritej, pas humbjes 8-2 nga Bayern Munchen në çerekfinalet e UEFA Champions League. Katalanasit emëruan në krye të pankinës holandezin Ronald Koeman dhe ky i fundit, ka nisur merkaton.

Në një intervistë për një radio holandeze, Koeman ka pranuar se është gati të heqë dorë nga Luis Suarez, në mënyrë që sulmuesi të jetë i lumtur. Suarez pritet të rikthehet tek Ajax, në Holandë.

Ndërsa për afrime, Koeman ka piketuar dy bashkëkombës. Bëhet fjalë për mesfushorin e Liverpool, Gini Wijnaldum, që është në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Anglisë, si dhe Memphis Depayn, yllin dhe kapitenin e Lyon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!