Blerja më e re e Arsenalit, Willian, vazhdon të japë intervista për kalimin e tij nga Chelsea te “Topçinjtë”. Sot, braziliani ka zbuluar një tjetër detaj në lidhje me transferimin e tij.
“Kisha shumë oferta në tavolinë, nuk dija se ku do ta vazhdoja karrierën. Arsenali më ofroi një kontratë tre vjeçare dhe kjo gjë më pëlqeu menjëherë.
Doja të firmosja për një skuadër ku isha pjesë e një projekti, projekt të cilin Arsenali e ka. Trajneri Arteta më tha se fillimisht duhet të kualifikohemi për në Champions League dhe të tentojmë ta fitojmë para se unë të largohem”, zbuloi sulmuesi brazilian./abcnews.al
"One of the reasons I wanted a three-year deal was to be part of a plan. When I talked with the manager he told me why he needed me for three years. He first wanted to qualify for the Champions League and win it by the time I left. That’s what I wanted to hear."
– Willian pic.twitter.com/zm1eHx1w1s
— AFTV (@AFTVMedia) August 21, 2020