Mediat italiane raportojnë një ngjarje të rëndë të ndodhur në plazhin e Lignanno.
2 të rinj shqiptarë dhe një egjiptian kanë përdhunuar në plazh një 15-vjeçare italiane.
Të rinjtë ishin larguar nga një qendër pritjeje të emigrantëve në Milano për të kaluar një fundjavë në plazh të dielën e 16 gushtit.
Aty kanë gjetur të miturën që ishte shkëputur nga shoqet e saj dhe e kanë përdhunuar.
Të rinjtë janë ndaluar nga policia e Udines ndërsa e mitura është dërguar në një spital.
Sipas mediave italiane akti është kryer nga 2 shqiptarët ndërsa egjiptiani nuk ka ndërhyrë./abcnews.al