Një i infektuar te Gjilani, në San Marino duan anulimin e ndeshjes

schedule14:15 - 20 Gusht, 2020

schedule 14:15 - 20 Gusht, 2020

Tra Penne-Gjilani, e programuar të zhvillohet sonte prej orës 21:00, rrezikon të mos luhet, pasi një prej futbollistëve të skuadrës shqiptare ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Autoritetet shtetërore të San Marinos kanë kërkuar që kjo ndeshje të mos luhet, ndërkohë që nga UEFA nuk ka ende një vendim.

NJOFTIMI I GJILANIT – Sport Club “Gjilani” ka marrë rezultatet e testimeve të ditës së djeshme dhe rezultatet e ardhura sot, në skuadrën tonë ka rezultuar një futbollist i prekur me Covid-19.

Instituti i shëndetësisë së San Marinos, ka bërë thirrje që takimi i planifikuar sot të mos të zhvillohet, megjithëse klubi i ka marrë masat e duhura ku ka izoluar futbollistin i cili ka rezultuar pozitiv dhe gjithashtu edhe futbollistin tjetër i cili ka qëndruar me të në një dhomë.

Duam të bëjmë të ditur se stafi administrativ i klubit po qëndron në kontakt të rregullt ata të UEFA-s dhe jemi në pritje të vendimit përfundimtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!