Vedat Muriqi pritet të zyrtarizohet deri të dielën. Lazio është shumë pranë marrëveshjes me Fenerbahce, teksa veç parave po tentojnë të përfshijnë edhe një futbollist në marrëveshje.
Ai është mbrojtësi Bastos, 29-vjeçari nga Angola që luajti sivjet 16 ndeshje në Serie A. Kështu Lazio do të duhet të paguajë 14 milion euro, ndërkohë që në marrëveshje do të jetë edhe dy milion euro të tjera bonuse që klubi turk mund t’i përfitojë në varësi të paraqitjeve të sulmuesit nga Prizreni.
Muriqi shënoi këtë sezon në kampionatin turk 15 gola dhe te Lazio janë të bindur se mund të paraqitet mirë dhe të ketë rendiment edhe në Serie A. Sulmuesi shqiptar do të zëvendësojë Caicedon dhe pritet që të firmosë për pesë vite me klubin italian. /abcnews.al