Lyon e nisi në mënyrë fantastike ndeshjen kundër Bayern Munich, por nuk ia doli të shënonte dot gol. Keqardhja te francezët pas përballjes me gjermanët ishte e madhe, pasi u mundën 3-0 dhe nuk u kualifikuan në finale të Champions League. Trajneri Rudi Garcia, pas ndeshjes theksoi se rezultati nuk tregon atë që ndodhi në fushën e blertë.
“Duhet të jemi krenarë për ecurinë tonë dhe lojën, por sigurisht që zhgënjimi është ndjenja që mbizotëron te ne. Na mungoi fati, pasi duhet të kishim shënuar të parët dhe do të kishim qenë në epërsi. Kemi përjetuar atë ndjenjën e padrejtësisë, që peshoi jo pak”, tha fillimisht për “RMC Sport” trajneri i Lyon.
Më tej ai shtoi: “Kur shkoi më pas 2-0, ishte më e ndërlikuar edhe nëse nuk do të dorëzoheshim në pjesën e dytë. E dinim se Bayern do të luante lart dhe duhet të shfrytëzonim hapësirat pas shpinës së tyre, siç ndodhi në dy raste me Memphis dhe Karl. Kur nuk shënoni gol, atëherë nuk mund të kualifikoheni.
Ne besuam te arritja e finales dhe ndeshja e tregoi diçka të tillë. Rezultati nuk pasqyron ndeshjen. Tani duhet të mendojmë për kampionatin, pasi nis shpejt. Duhet të kthehemi në rrugën e duhur, pasi sezonin e ardhshëm luajmë vetëm në kampionat. E dimë se do të jetë ndryshe, edhe mënyra jonë e lojës. Tani e mbrapa duhet t’i zotërojmë ndeshjet”. /abcnews.al