Kritiku i zëshëm i Kremlinit, njëherësh figura më e rëndësishme e opozitës Aleksei Navalny ndodhet në terapi intenstive në një spital në Omsk, ku po trajtohet me dyshimin për helmim, ka thënë zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh.
Navalny është pa vetëdije në spital. Ai u sëmur gjatë një fluturimi dhe avioni bëri një ulje urgjente në Omsk, tha Kira Yarmysh në Twitter.
Ajo tha se ata dyshojnë se Navalny ishte helmuar nga diçka e përzier në çajin e tij.
Navalny, 44 vjeç, është një kritik i fortë i Presidentit Vladimir Putin.
Në qershor ai përshkroi një votim për reformat kushtetuese si një “grusht shteti” dhe “shkelje të kushtetutës”. Reformat lejojnë Putin të shërbejë dy mandate të tjera.
Yarmysh më vonë ka tha se Navalny ishte në kujdes intensiv, në një ventilator dhe akoma pa vetëdije.
Agjensia e lajmeve Tass raportoi se Spitali i Urgjencës Omsk kishte konfirmuar pranimin e tij dhe se ai ishte në një gjendje të rëndë. /abcnews.al