Ish-futbollisti i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë se do të dëshironte që Interi ta fitojë UEFA Europa League, për faktin se do t’i jepte Contes një tjetër rrjedhë tek Interi, si dhe dëshiron që Lukaku të arrijë sa më shumë në karrierën e tij, pasi e pëlqen shumë si futbollist.
“Shpresoj që Lukaku ta kalojë faktin se nuk shënon kurrë kundër ekipeve të mëdha dhe që ta ndihmojë Interin që të fitojë titullin, sepse më pëlqen shumë si lojtar.
Kjo finale, në rast fitoreje, mund t’i japë një domethënie më të madhe marrëdhënies së Contes me Interin dhe të ardhmes së zikaltërve”, përfundoi Del Piero./abcnews.al

