Fantazisti i Interit, Christian Eriksen, është shprehur optimist para finales së UEFA Europa League kundër Sevilla. Danezi pranoi se ishte një ndjesi e veçantë të luante në finalen e Champions League me Tottenham, por tani është i fokusuar te finalja e kompeticionit të vogël europian.
“Ishte bukur të luaja në finalen e Champions League me Tottenham, por jo ta humbisja atë. Qëllimi është ta përjetoj ndryshe këtë finale me Interin. Tani jemi në finale të Europa League dhe duam ta fitojmë atë.
Mungesa e tifozëve? Është ndryshe nga zakonisht. Gjithçka që ti bën është të flesh, të hash, të stërvitesh dhe të kthehesh në dhomën tënde. Tifozët na mungojnë. Të luash një finale pa tifozë është shumë ndryshe, por ne duhet ta fitojmë trofeun për ta”, përfundoi Eriksen./abcnews.al