“Dua një sulmues që të dijë të shënojë gola”, kjo është një prej kërkesave të Andrea Pirlo për drejtuesit e Juventusit. Fabio Paraticci është vënë menjëherë në lëvizje dhe veç një emri “big”, mendohet edhe për të ardhmen.
Sytë janë hedhur nga Donyell Malen, sulmuesi 21-vjeçar i PSV. I riu është pjesë e kombëtares së Holandës dhe ka spikatur me 11 gola të shënuar në 14 ndeshje.
Një mesatare e mirë, por nuk duhet harruar se ku i ka shënuar. Gjithsesi talenti nuk i mungon dhe cikli i ri i Juventusit mund të nisë pikërisht me elementë të tillë. Gazzetta dello Sport raporton se bardhezinjtë janë gati ta blejnë Malen, të cilin e kërkojnë disa klube të mëdha në Europë. /abcnews.al