Ushtarët e Malit premtojnë zgjedhje pas grushtit të shtetit që rrëzoi presidentin

schedule13:08 - 19 Gusht, 2020

schedule 13:08 - 19 Gusht, 2020

Ushtarët që rrëzuan presidentin dhe qeverinë e Malit në një grusht shteti ushtarak premtuan të Mërkurën që do të rivendosin stabilitetin dhe do të shkojnë në zgjedhje.

Presidenti Ibrahim Boubacar Keita dha dorëheqjen dhe shpërndau parlamentin të martën pasi ushtarët rrethuan rezidencën e tij.

Grushti shteti u dënua shpejt të martën nga partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë të Malit, të cilët kanë frikë se rënia e Keita mund të destabilizojë më tej ish-koloninë Franceze dhe të gjithë rajonin e Sahel të Afrikës Perëndimore. /abcnews.al