Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berat, sherr në familje, xhaxhai plagos nipin me mjet prerës

schedule10:42 - 19 Gusht, 2020

schedule 10:42 - 19 Gusht, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Berat ku xhaxhai pas një konflikti në familje ka goditur me mjet prerës nipin e tij.

Burime për Abc News bëjnë me dije se Nëntor Keci ka plagosur me thikë nipin Shpëtim Keci.

Ndër të tjera mësohet se fatmirësisht Shpëtim Keci ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plicisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.K, 28 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Kushtrim”, Berat, për motive të dobëta,  ka goditur me send të mpreht në trup, shtetasin  Sh.K, 28 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat.

Shtetasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas në gjëndje të rëndë, u shoqërua për mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!