FOTO/ “Përbindëshi” amerikan zbarkon në ishullin grek, mesazhi përmes emrit

schedule09:45 - 19 Gusht, 2020

schedule 09:45 - 19 Gusht, 2020

Tensionet janë të larta në Mesdhe duke bërë që fuqitë botërore të rrisin prezencën e tyre në rajon.

Kështu, helikoptermbajtësja më e re e marinës amerikane “USS Hershel Woody Williams”, zbarkoi mëngjesin e sotëm në portin e Soudas në Kretë të Greqisë, raporton abcnews.al.

Anija gjigante është duke kryer udhëtimin e saj të parë dhe i përket Flotës së Gjashtë Amerikane.

Helikotermbajtësja është quajtur “Woody Williams” për shkak të heroizimit të ushtarit amerikan me të njëjtin emër në betejën e ishullit “Iwo Jima” në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i është shtuar sëfundmi flotës amerikane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!