Kërçiku e mbyll me Partizanin, sa shumë prapaskena për Mazrekajn

schedule08:58 - 19 Gusht, 2020

schedule 08:58 - 19 Gusht, 2020

Lëvizje dhe zëra merkatoje te Partizani. Mbrëmjen e djeshme, Dorian Kërçiku ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e të kuqve në vazhdim. Mbrojtësi i djathtë iu bashkua skuadrës kryeqytetase në muajin janar dhe nënshkroi një kontratë 6-mujore, me opsion për të vijuar edhe një sezon.

Ajo klauzolë nuk do të përdoret dhe Kërçiku ka dalë lojtar i lirë. Në “Instagram” ai shkruan: “Dua të ju njoftoj që nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Partizanit. Dua të falënderoj të gjitha ata që më kanë qëndruar pranë dhe më kanë mbështetur”.

MAZREKAJ – Sulmuesi anësor, Mentor Mazrekaj, para pak ditësh u tha se kishte mbyllur një marrëveshje me Laçin. Në kampin bardhezi ai nuk është dukur ende, ndërkohë që lajmet për të ardhmen e tij vijojnë të jenë interesante.

Dëshira e tij e madhe është të rikthehet te Partizani dhe “GazetaOlle” në Kosovë shkruan se ka edhe bisedime mes tij dhe presidentit Gaz Demi. Mazrekaj, që kur u largua nga të kuqtë nuk e gjeti në asnjë moment formën e tij. Ai nuk dorëzohet dhe kërkon të rikthehet i dikurshme, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. /abcnews.al