Akuza për keqpërdorime në blerjen e pajisjeve mjekësore, dorëhiqet ministri i Shëndetësisë i Polonisë

schedule08:08 - 19 Gusht, 2020

schedule 08:08 - 19 Gusht, 2020

Ministri i shëndetësisë në Poloni ka dhënë dorëheqjen për shkak të problemeve në lidhje me blerjen e pajisjeve mjekësore. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se se doktor Lukasz Szumowski, një kardiolog dhe mjek që ka qenë një figurë udhëheqëse në luftën e qeverisë kundër koronavirusit, njoftoi dorëheqjen e tij në një konferencë shtypi në Varshavë.

N ë deklaratën e tij për mediat Szumowski tha se ai po tërhiqet për t’u rikthyer mjekësisë, por do të mbetet në rolin e tij si anëtar i parlamentit.

Dorëheqja e tij vjen një ditë pasi zëvendësi i tij, Janusz Cieszynski, dha dorëheqjen pa dhënë një arsye. Szumoëski ishte bërë një figurë e njohur në qeverinë e kryeministrit Mateusz Moraëiecki pasi autoritetet vendosën një bllokim të rreptë dhe të hershëm gjatë pandemisë COVID-19, një hap që ka kufizuar numrin e infeksioneve dhe vdekjeve në Poloni.

Por javët e fundit, numri i infeksioneve të regjistruara çdo ditë ka ardhur duke u rritur, me më shumë se 16,000 raste aktuale në të gjithë vendin. Lukasz Szumoëski gjithashtu është përballur me pretendime se një kompani në pronësi të vëllait të tij ka marrë miliona në grante qeveritare gjatë krizës.

Szumowski ka mohuar çdo keqpërdorim dhe ka deklaruar se dorëheqja e tij është diçka që ai ka planifikuar për ca kohë dhe nuk ka asnjë lidhje me akuzat./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!