Zonë me rrezik të lartë infeksioni, Zvicra fut në karantinë shqiptarët që hyjnë në vend

schedule23:40 - 18 Gusht, 2020

schedule 23:40 - 18 Gusht, 2020

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka rishikuar listën e karantinës kryesisht atë të vendeve me rrezik.

Në këtë listë tashme Zvicra ka vendosur edhe Shqipërinë, e cila deri tani ishte i vetmi vend që ishte jashtë kësaj liste.

Po kështu në listën “e zezë” të Zvicrës  tashmë kanë hyrë edhe ishujt Balearik, Belgjika, Malta dhe India, të cilësuara ndërkohë si zona me një rrezik të rritur të infeksionit.

Ndërkaq, Serbia dhe Singapori janë hequr nga lista raportojnë mediat e huaja.

Kushdo që hyn në Zvicër nga këto rajone duhet të karantinohet për dhjetë ditë.

Ndryshimi do të hyjë në fuqi të enjten, 20 gusht 2020, ka njoftuar BAG të martën.

53 shtete dhe zona tani janë në listën e vendeve të rrezikut ndërsa më parë ishin vetëm 46.

Përveç destinacioneve të njohura të udhëtimit si SH.B.A, Meksika, Republika Dominikane dhe Afrika e Jugut, në këtë listë janë edhe disa vende të Evropës Lindore si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Spanja kontinentale është shtuar në listë në 8 gusht. Ishujt Kanarie nuk figurojnë në të.

Lista e plotë e “Karantinës”:

-Shqipëria

-Andorra

-Argjentina

-Armenia

-Aruba

-Bahamas

-Bahrain

-Belgjika

-Belize

-Palestina

-Bolivia

-Bosnja dhe Hercegovina

-Brazili

-Cabo Verde

-Kili

-Costa Rica

-Republika Dominikane

-Ekuadori

-El Salvadori

-Eswatini (Swasiland)

-Ishujt Faroe

-Gjibraltari

-Guam

-Guatemala

-Honduras

-India

-Iraku

-Izraeli

-Kazakistani

-Katari

-Kirgisistani

-Kolumbia

-Kosova

-Kuvajti

-Luksemburgu

-Maledivet

-Malta

-Mekika

-Moldavia

-Monaco

-Mali i Zi

-Namibia

-Maqedonia e Veiut

-Omani

-Panama

-Peruja

-Rumaniea

-Sint Maarten

-Spanja inkl. Balearet (pa Kanaren)

-Afrika e Jugut

-Surinami

-Ishujt Turks-  Caicos

-SHBA (përfshirë Puerto Rico dhe US Virgin Islands)./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!