Ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me arritjen e marrëveshjes Zaev-Ahmeti për krijimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Bushati shkruan se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë qenë në ballë të proceseve tona kombëtare dhe se kontributi i tyre është i pazëvendësueshëm.
Sipas Bushatit përfaqësimi në parlament dhe marrja e përgjegjësive në të gjitha nivelet e qeverisjes është garanci për përmbushjen e të gjitha pikave të Deklaratës së Përbashkët të Partive Politike Shqiptare, të 7 Janarit 2017.
Postimi i plotë:
Pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 15 Korrikut dhe marrëveshjes së nënshkruar sot për qeverinë e re, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, dëshmojnë qartë vullnetin për të çuar përpara agjendën demokratizuese dhe europianizuese.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë qenë në ballë të proceseve tona kombëtare. Kontributi i tyre për ndërtimin e një shoqërie europiane është i pazëvendësueshëm. Një përfaqësim sa më dinjitoz në parlament dhe marrja e përgjegjësive në të gjitha nivelet e qeverisjes, është garanci për përmbushjen e të gjitha pikave të Deklaratës së Përbashkët të Partive Politike Shqiptare, të 7 Janarit 2017. Pika, që do të siguronin barazinë e plotë ndërmjet dy komuniteteve shtetformuese, duke konsoliduar në të njëjtën kohë arritjet e deritanishme që kanë lidhje me përdorimin e simboleve kombëtare dhe përfaqësimin e drejtimin e institucioneve kryesore të shtetit.
Suksese për këtë arritje të merituar!.
Pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 15 Korrikut dhe marrëveshjes së nënshkruar sot për qeverinë e re, shqiptarët…
Posted by Ditmir Bushati on Tuesday, August 18, 2020
/abcnews.al

