Arti i rrugës si terapi për fëmijët, artisti ndërmerr nismën e veçantë

schedule18:47 - 18 Gusht, 2020

schedule 18:47 - 18 Gusht, 2020

Një artist italian ka ndërmarrë një nismë të veçantë për t’ju ardhur sadopak në ndihmë fëmijëve të prekur nga situata e krijuar nga pandemia e Covid-19. Cristian Sonda, përmes artit të rrugës iu vjen në ndihmë atyre të kapërcejnë momentet e vështira të përjetuara gjatë izolimit.

Artisti, që është njëherësh dhe mësues në një shkollë të mesme artistike tregon si lindi ideja për të krijuar një murale të tillë në muret e piazza don Rino Villa në komunën e Inverunos. Ky projekt është mbështetur shumë dhe nga autoritetet komunale, shkruan abcnews.al.

Arti i rrugës si terapi për fëmijët: "Mësimet e muraleve për të rifilluar pas bllokimit"

Aktiviteti im si profesor më bëri që të kisha kontakte të drejtpërdrejta me adoleshentët edhe gjatë bllokimit dhe më shtyu të formuloja mendime dhe hipoteza. Javët e para të mësimdhënies u zhvilluan rregullisht me entuziazëm.

Megjithatë ndjenjat e zhgënjimit, mërzisë, trishtimit, pasigurisë, frikës që ne të rriturit kemi jetuar nga ana tjetër ishin të dëmshme për disa të rinj. Për këtë lindi ideja për të drejtuar artin pjesëmarrës, për të shprehur emocionet e tyre duke ngjyrosur muret e piazza don Rino Villa’, shpjegon Sonda. /abcnews.al/

Arti i rrugës si terapi për fëmijët: "Mësimet e muraleve për të rifilluar pas bllokimit"

Arti i rrugës si terapi për fëmijët: "Mësimet e muraleve për të rifilluar pas bllokimit"

Arti i rrugës si terapi për fëmijët: "Mësimet e muraleve për të rifilluar pas bllokimit"

Arti i rrugës si terapi për fëmijët: "Mësimet e muraleve për të rifilluar pas bllokimit"

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!