David Silva vendosi të respektonte dëshirën e partneres së tij për t’u rikthyer në Spanjë. Mesfushori nënshkroi një ditë më parë me Real Sociedad dhe marrëveshja u bë zyrtare në orët e vona.
Në Itali nuk e kanë pritur mirë diçka të tillë, pasi i kishin bërë një ofertë të mirë spanjollit. Kontratë 3-vjeçare, 12 milion euro neto për të dhe palët kishin një akord në parim.
Gjithsesi gjërat ndryshuan rrugës dhe Silva mori vendimin e tij. Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, nuk është ndjerë mirë kur ka parë që spanjolli ka zgjedhuar Real Sociedad.
Përmes faqes zyrtare të Lazios, vlonjati ka reaguar dhe me siguri tani David Silva nuk do ndihet mirë me fjalët e drejtuesit të klubit italian.
“U informova për transferimin e David Silva te Real Sociedad. Kam shumë respekt për të si lojtar, por jo si njeri”, është shprehur shkurtimisht Tare, pas “tradhtisë” së bërë nga David Silva. /abcnews.al