Jo vetëm Fenerbahce në lojë. Gentian Selmani me gjasa këtë verë do të largohet nga Menemenspor, pas një sezoni të parë të mirë në ligën e dytë turke. Portieri ka oferta, nga klube të kampionateve të ndryshme.
Nga Italia raportohet se ai është një opsion shumë i mirë edhe për skuadrën e Crotone. Kështu shkruan “sportpress24”, që nuk i kursen as elozhet për portierin që në Shqipëri ka spikatur me Laçin dhe Shqipërinë U21.
Menemenspor nuk dihet sa kërkon për kartonin e portierit, që është parë me kujdes nga disa klube të Superligës turke. Nëse Crotone arrin ta blejë Selmanin këtë verë, në Serie A do të aktivizoheshin tre portierë, pasi aktualisht luajnë edhe Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha. / abcnews.al