Mësohet se pas plagosjes së 31 vjecarit Klajdi Sulo në Patos janë shoqëruar dy persona të cilët kanë dijeni mbi atë çka ka ndodhur, ndërsa është identifikuar edhe autori i saj.
Burime nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se 31-vjeçari është parë të lëvizë shpesh gjatë ditës në rrugët e qytetit të Patosit me automjetin e tij.
Ngjarja e kësaj të hëne ka ndodhur në po të njëjtin vend ku rreth katër muaj më parë pati edhe një shkëmbim zjarri.
Në atë kohë kjo ngjarje nuk u zbardh nga policia, pasi nuk u gjetën gëzhoja dhe asgjë tjetër që të binde policinë se kishte të bënte me të shtëna nga armë zjarri, ndërsa banorë të zonës konfirmonin që ka pasur të shtëna./abcnews.al