Një kinez ka thyer rekordin e Guinness duke organizuar një spektakël të vërtetë ngjyrash me 1374 dronët e tij që u ngritën në qiell njëkohësisht. Rekordi i mëparshëm mbahej nga një kompani amerikane.
Një kompani kineze dronësh ka ngjyrosur qiellin me 1374 drone të ndriçuar, në përpjekje për të thyer rekordin Guinness.
Performanca spektakolare u krye në qytetin turistik Xian, në veriperëndim të Kinës. Dronët u ngritën nga toka duke formuar figura të ndryshme shumëngjyrëshe në 3D.
Shfaqja zgjati 13 minuta dhe u drejtua nga një person i vetëm me kompjuter, ndërsa ndër figurat e krijuara ishin Buda, një shumëkëmbësh si dhe një tren i shpejtësisë së lartë.
Me 1374 dronët e tij, kinezi E Hang, theu rekordin e mbajtur më parë nga një kompani amerikane, e cila kishte ngritur në qiell 1218 drone fluturuese gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në muajin Shkurt.
E Hang u vu në qendër të vëmendjes ndërkombëtare në vitin 2016 kur paralajmëroi se do të krijonte një dron pasagjerës, i cili do të kushtonte 300 mijë dollarë. Gjatë vitit pritet që droni për pasagjerë, i cili mund të mbajë vetëm një person dhe të arrijë një shpejtësi prej 13 kilometrash në orë, të kryejë udhëtimin e parë./abcnews.al